Aurela Gaçe është këngëtarja super energjike e skenës shqiptare e cila njihet jo vetëm për zërin e saj shpërthyes, por edhe është ndër personazhet e vetme që ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj.

Që në fillimet e karrierës, Aurela ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me origjinalitetin e saj dhe paraqitjet pa ‘doreza’ krahas vokalit të jashtëzakonshëm, shkruan “Kosovarja”.

E ndërkohë që po mbushë 45 vite ajo tregon se është energjike, pozitive e plotë jetë.

Në ditën e ditëlindjes së saj Aurela ia bëri një urim domethenës vetës, që se kishte bërë dikush tjetër më parë.

Ajo uron që ketë shëndëet e të jetë gjatë pranë prindërve e fëmijëve. Derisa tregon se në çfarë mënyre e kalon jetën krahas imazhit për ditëlindjen e saj.

“Sot ,45 vjeç🙈😀💃.
Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.
Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.
Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.
Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .
Kaq dua vertete🙏, vetëm jetë.
Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara 💪😅”, thotë ajo./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË