Ata janë bërë të famshëm në saje të paraqitjeve në serialin e famshëm, jo vetëm në shtetin turk, “Erkenci Kus”.

Bëhet fjalë për Can Yaman dhe Demet Ozdemir, të cilët dashurinë e serialit e kanë bërë realitet edhe në jetën e përditshme.

Megjithëse ende nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, aktorët po vazhdojnë t’i japin komplimente njëri-tjetrit.

Një të tillë e ka bërë edhe aktori që ka prejardhje shqiptare, ku ka lavdëruar kolegen e serialit që ka bërë për vete edhe shqiptarët.

“Të luash sy më sy me ty, është një mundësi e madhe për mua”, ka komentuar 29-vjeçari në një foto të bukuroshes turke.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet televizive. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË