Aktorja Ekin Turkmen ka qenë njëra ndër aktoret më të dashura të serialit mjaft të pëlqyer “Aci Hayat” apo “Jetë e Hidhur”.

Duke luajtur rolin e “Ozlemit”, motrës së personazhit kryesor të serialit “Mehmetit”, aktorja ka mbeldhur pas vetes numër të madh të fansave. Në kohën kur ka luajtur te seriali “Aci Hayat”, aktorja e njohur turke ka qenë 21 vjeçare, ndërsa sot, ajo ka 35 vjet.

Ndonëse, kanë kaluar 14 vjet që nga realizimi i serialit, nga imazhet që aktorja ka shpërndarë në instagram, ku numëron 84 mijë e 300 ndjekës shihet që edhe sot aktorja duket bukur dhe e lezetshme.

Ekin Türkmen është lindur në 22 gusht të vitit 1984 në Izmir, Turqi. Ajo është aktore, e njohur nga serialet “Aci Hayat” (2005), “Küçük Kadinlar” (2008), “Menekse ile Halil” (2007). Kujtojmë që seriali “Aci Hayat” apo në shqip “Jetë e hidhur” ishte realizuar 14 vjet më parë.

MUND TË JU PËLQEJNË