Motrat Mustafa apo ndryshe siç njihen në tërë shqiptarinë, Bilbilat e Mushtitshtit, janë ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Me projektet që kanë realizuar ndër vite, po vazhdojnë të mbesin në zemrat e publikut, ku këngët e tyre dëgjohen gjeneratë pas gjenerate.

Karriera e tyre muzikore për dekada numëron shumë suksese, të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Përveç muzikës, shpesh flitet edhe për jetën e tyre private.

Tashmë në publik përveç 8 motrave Mustafa, është i njohur edhe vëllau i tyre i vetëm Iliri.

Ndonëse jo shpesh në media, Iliri i mbështet vazhdimisht motrat në karrierën e tyre muzikore, duke i përkrahur e inkurajuar.

Ai njëherish është edhe si menaxher i tyre në mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ilir është i martuar dhe ka një vajzë bukuroshe, të cilën nuk e kemi parë deri më tani.

Është ajo Lulja e cila ka publikuar në Instagram, bukuroshen Nea duke treguar sa shumë e don.

“Shpirti jem Nea”, ka shkruar ajo./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË