Dy javë Fero u përfol në media sa i përket jetës private, shkruan GazetaBlic.

Reperi u zbulua se ishte në lidhje me modelen e cila jeton dhe vepron në Londër, Arbenita Ismajli.

Ndonëse nuk kemi parë foto të bëra bashkë, por të shpeshta kanë qenë ato të realizuara nga vendi i njëjtë, si dhe komentet nga ana e Feros nuk kanë munguar në llogarinë e modeles.

Çifti duket të takohen bashkë vetëm nëpër vendet e Evropës, ku shpeshherë bëhet pjesë edhe e koncerteve të reperit.

Duke qenë se është modele, Arbenita është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk mungojnë edhe paraqitjet nga kampanjat e brendeve të ndryshme.Së fundmi, modelja ka pozuar e veshur me një fustan ngjyrë të kaltër, e rregulluar shumë bukur, por modelja ka guxuar të pozojë pa të brendshme!

 

MUND TË JU PËLQEJNË