Nga modele tani edhe në këngëtare. Flasim për të zjarrtën Morena Tarakun e cila hyri furishëm në skenën muzikore.

Të veçantë dhe të dashur e ka bërë stili i saj ndryshe prej këngëtareve tjera, duke sjellë çdo herë gjëra unike e të bukura nga vetja.

Ajo dallohet edhe si një femër mjaft e guximshme, sidomos kur është në pyetje pamja e jashtme Morena nuk përton të bëj eksperimentime të ndryshme.

Madje, pamja e saj e fundit ka vulosur guximin e jashtëzakonshëm të saj.

Transformimi i saj nga brune në bionde ka bërë që Morena jo vetëm të duket bukur por edhe krejt tjetër.

Për këtë ndryshim Morena iu drejtua edhe fansave të saj për të marrë mendimin e tyre.

Mirëpo, as fansat nuk përtuan për ti treguar mendimin e tyre ku një përqindje e madhe ishte se ata po e duan Morenën një brune të bukur siç ka qenë para këtij ndryshimi.

Por a do ti dëgjojë Morena fansat e saj mbetet të shihet./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË