Tërmeti i fundit që goditi vendin tonë ka shkaktuar dëmtime në një kompleks pallatesh 12-katësh në Durrës.

Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës rihter.

Ky kompleks pallatesh ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.

Fatmirësisht nga dëmet e shkaktuar në këtë kompleks pallatesh nuk ka pasur persona të lënduar.

“Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve.

MUND TË JU PËLQEJNË