Të hapura vetëm ushqimoret dhe farmacitë Tirana e Durrësi janë zgjuar në shtetrrethim.

Qeveria mori vendimin për të ndaluar të gjithë transportin qytetas dhe ndërqytetas si dhe automjetet private, si masa ekstreme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Pamjet tregojnë rrugët bosh dhe kudo sheh patrulla të policisë të cilët ndalojnë dhe kontrollojnë makinat që lëvizin. Gjithashtu janë të mbyllura të gjitha lokalet dhe qendrat tregtare.

Janë të hapura vetëm ushqimoret dhe farmacitë. Në Durrës, rruga “Aleksander Goga”, një ndër rrugët më nevralgjike të qytetit bregdetar sot ka qenë bosh.

 

MUND TË JU PËLQEJNË