Një vajzë nga Nebraska i vuri zjarrin banesës së saj duke i djegur letrat e dashurisë.

Policia e këtij shteti njoftoi se 19-vjeçarja kishte filluar që në dhomën e gjumit t’i digjte letrat e ish të dashurit të saj dhe la disa prej tyre në dysheme. Më pas shkoi në dhomën tjetër për të fjetur dhe u zgjua pak kohë më vonë për të gjetur tepihun në flakë.

Zjarrfikësit arritën që ta shuanin zjarrin brenda disa minutash dhe bëhet e ditur se dëmi në ndërtesë u llogarit 4.000 dollarë. Askush nuk u lëndua.

MUND TË JU PËLQEJNË