Edhe pse coronavirusi vetvetiu nuk është sëmundje e transmetueshme, është konstatuar që virusi përhapet nëpërmjet piklave të ujit apo sekrecionit të mukozës nga hundët apo goja.

Mirëpo, gjithashtu shumica brengosen për shkak të sigurisë së marrëdhënieve gjatë epidemisë.

Padyshim që na duhen disa këshilla për tu ruajtur në këtë periudhë të vështirë për të gjithë.

Të gjitha sjelljet tona kanë ndryshuar, e gjithë rutina është bërë në copa, nuk jetojmë me partnerin, ose më keq jetojmë 24 orë me partnerin tonë.

Është thuajse e pamundur të praktikosh “distancimin social” me partnerin/en me të cilin ndan shtëpinë dhe shtratin. Duke qenë se rreziku i kësaj pandemie, vjen pikërisht nga intimiteti dhe kontakte me të tjerët, megjithatë pyetja që bëjnë të gjithë, është nëse mund të kemi raporte në këtë moment.

Fillimisht duhet të dini se deri më tani nuk ka asnjë provë që vërteton se koronavirusi transmetohet në rrugë gjatë marrëdhënieve, por dihet që njeriu infektohet nga stërkalat, sipërfaqet që mbartin virusin, etj. Kështu që, duke qenë se puthjet janë të pandashme nga akti, frika ekziston, shkruan The Guardian.

Nëse ti ose partneri yt jeni të dyshuar për COVID-19, është e qartë që kontaktet duhet të jënë sa më të largëta të jetë e mundur. Nëse rezultoni pozitivë, duhet urgjentisht të izoloheni dhe sigurisht, të shmangni çdo lloj kontakti.

Sigurisht, për njerëzit që nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë patur asnjë histori kontakti me të prekurit, jeta do të vijojë njësoj. Nëse po qëndroni në shtëpi dhe po ndiqni rregullat, marrëdhënia madje do t’ju ndihmojë të çlironi stresin e akumuluar.

Marrëdhënie me një partner të ri?

Për momentin, çfarë na rekomandohet të gjithëve është të qëndrojmë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur dhe të ndërveprojmë me njëri-tjetrin vetëm kur është nevoja.

Edhe jeta në çift këtë periudhë mund të pësojë një ulje të ndjeshme, por ka mënyra për ta mbajtur romancën gjallë, siç është përshembull marrëdhënie virtual.

MUND TË JU PËLQEJNË