Ajo mbetet diva e muzikës moderne në vend. Pavarësisht se nuk është aktive si dikur.

Adelina vazhdon ta ketë vendin e saj të merituar në skenën muzikore shqiptare, e mbi të gjitha të jetë në zemrat e fansave të saj, shkruan “Kosovarja”.

Adelina ka shumë armë të forta, e ajo vetë e veçon aftësinë për të ndjerë dashurinë.

“Është arma më e fortë e një personi. Qoftë aftësia për të krijuar diçka positive, qoftë atdhedashuria”, ka thënë këngëtarja e famshme.

“Poashtu shpirtgjerësia karshi shpirtvogëlsisë, mirkuptimi për ata që nuk kuptojn, forca për të mposhtur padrejtësin. Besnikëria ndaj asaj që e idealizojm. Vendosmëri, këmbëngulje për të arritur atë që është e mire. Të dashurosh është armë e fortë”, thotë Adelina.

Publiku dashamirës, vazhdon ta presë ndonjë projekt të ri nga këngëtarja, e cila siç u pa në videoklipin e fundit me Rinen, edhe më tej është në top formë në të gjitha aspektet.

Ndryshe, projekti me titull “Qikat”, ka marrë më shumë se 6 milion klikime në Youtube. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË