Dua Lipa ka marrë një propozim për martesë.
Nuk janë të paktë fansat që përmes komenteve dhe postimeve në rrjetet sociale bëjnë propozime për martesë të preferuarve të tyre.

Këtë herë është Dua Lipa të cilës i është bërë një propozim për martesë dhe atë ‘live’ gjatë parakalimit në tepihun e kuq për NRJ Awards, përcjell Gazeta Express.

Një fans e ka inçizuar rastin kur ai vetë i ka bërë propozimin këngëtares, madje me një unazë në dorë.

Por, Dua e cila është në një lidhje dhe madje shumë e lumtur me Isaac Carew, duke qeshur e ka refuzuar fansin me “Haha No!”.

MUND TË JU PËLQEJNË