Së shpejti koleksioni Dua Lipa x Pepe Jeans Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa krahas sukseseve të mëdha në muzikë, tashmë ka filluar të merret edhe me diçka tjetër. Këngëtarja do të lansojë koleksion të xhinseve, në bashkëpunim me “Pepe Jeans”.

Dua përmes një postimi në instagram ka shkruar se është frymëzuar nga vitet e 90-ta, duke shtuar edhe ndikimet e tanishme për të krijuar rroba moderne.

“Më në fund mund t’ju tregoj se kam bashkëpunuar me “Pepe Jeans” për të krijuar koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të vesh dhe tani po e vë atë në veprim !!

U frymëzova nga vitet ’90 dhe ’00 në Londër, duke shtuar ndikimet e tanishme, për të ndihmuar në krijimin e rrobave moderne, të veshura dhe të përballueshme- diçka që më përfaqëson mua dhe dëgjuesit e mi. Kam bërë këtë koleksion me ju të gjithë në mendje”, ka shkruar Dua në instagram. Ajo më tutje ka shtuar se lansimi i xhinseve do të bëhet më 03 shtator.

Ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 47 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË