Dua e lumtur përkrah të dashurit.

Dua Lipa ishte tejet e lumtur që kishte në krahë të dashurin Anwar Hadid në tepihun e kuq të American Music Awards (AMA). Ajo i tha Entertainment Tonight se “I dashuri im është shumë i pashëm, apo?”

Artistja e mirënjohur nuk ishte e nominuar për ndonjë çmim në këtë ceremoni, e cila u mbajt në Los Angeles, por ajo performoi këngën e fundit “Don’t Start Now” dhe tha se shpreson që fansat e saj do të kënaqen.

“Dua që njerëzit të argëtohen me muzikën time.. të vallëzojnë”, tha ajo.

Ata shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin në ceremoninë e AMA.

Këngëtarja e hitit “New Rules” dhe modeli Anwar Hadid filluan lidhjen në muajin qershor, pak kohë pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje për 5 vjet. Thuhet se ata po marrin një apartament në New York, kështu që nuk do të jenë më larg nga njëri-tjetri.

MUND TË JU PËLQEJNË