Dua Lipa i ka prekur të gjithë me postimin e fundit në Instagram.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka shkruar shqip në postimin e fundit në Instagram dhe e ka bërë për arsyen prekëse.

Këtë e bëri në përvjetorin e parë të bashkëshortit të hallës së saj, Linda Lipës.

“1 vjet pa ty Riki, na mungon”, ka shkruar ai pranë postimit. Se dy familjet ishin shumë të lidhura dëshmohet edhe nga një postim i mëhershëm i Dukagjin Lipës.

“Keshtu do t’mbaje n’mend gjithmone. T’lumtun e t’buzeqeshun.
Kom mendu qe ishim t’pregatitun, por dhembja m’shtohet me cdo moment. Ka me m’marre shume malli per ty. R.I.P Riza Gjakova 19.11.1958 – 03.09.2018”, kishte shkruar Dugi kur ka njoftuar për vdekjen e tij vitin e kaluar./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË