Dua Lipa, në një intervistë për “AMP Radio” ka folur rreth këngës së saj “Don’t Start Now”.

Ky projekt, tashmë ka hyrë në mesin e 10 këngëve më të mira të 2019, renditje kjo që u bë nga “Time”, ku Dua zuri vendin e 5-të.

Ajo në intervistë foli edhe për albumin e saj të ardhshëm, për të cilin tha se ka influencë nga disko e viteve të 80-ta.

Ajo u pyet se a është e vërtetë që nuk e kishin pranuar në korin e shkollës, pasi një nga mësuesit i tha se nuk di të këndojë.

“Po, është i vërtetë ky fakt. Unë kam dashur shumë që të isha në korin e shkollës, por nuk më pranuan”, tha Dua, ndërsa theksoi se profesorin nuk e ka takuar më.

MUND TË JU PËLQEJNË