Koncerti i planifikuar të mbahet sonte në Florencë të Italisë i këngëtares kosovare, Dua Lipa dhe legjendës së muzikës italiane, Andrea Bocelli është anuluar.

Arsyeja e anulimit të perfromacës së dyshes fantastike është bërë për shkak të motit të ligë që po mbizotëron në Itali.

Këtë e ka konfirmuar edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtarë përmes një statusi në llogarinë e saj të ‘Instagramit’.

Pas kësaj që ka ndodhur, Dua ka marr një vendim të cilin e ka treguar para më shumë së 32 milionë ndjekës në rrjetin social ‘Instagram’.

“Shfaqja sonte me Andrea Bocelli u anulua për shkak të motit të keq. E trishtuar që nuk kishim mundësi të performonim këngën tonë, por nëna natyrë ka mënyrën e saj. Këtu jam unë jam në këtë fustan ëndrrash që kam vendosur të fle me të tani pas dëgjova lajmin”, ka shkruar Dua teksa shihet e dëshpëruar, por mahnitëse dhe elegante.

Ndryshe, kanë mbetur vetëm pak ditë para se 23 vjeçarja të rikthehet në vendlindje për të performuar në festivalin ‘Sunny Hill’.

MUND TË JU PËLQEJNË