Dua Lipa gjatë kësaj kohe ka qenë duke e shijuar lidhjen e re me të dashurin e saj, Anwar Hadid, derisa po qëndronin në Malibu me rastin e ditëlindjes së artistes tonë shqiptare.

Përderisa është argëtuar mjaft shumë këto ditë, zeshkania së fundmi është kthyer në shtëpinë e saj – Londër.

Ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë personale, Instagram, kur shfaqet me një stil mjaft interesant e të veçantë.

Me një bluzë të zezë e xhinse të kombinuara me të zeza, 24-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. “Shtëpi për një minutë”, ka shkruar Dua.

Këngëtarja Lipa dje njoftoi se më 3 shtator do të lansojë linjën e saj të re të veshjeve me gjigantin “Pepe Jeans”.

Muaj më parë, ajo bëri të ditur se kishte nënshkruar marrëveshje me brendin e njohur dhe dje u shfaq tejet atraktive në videon promovuese të koleksionit. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË