Dua Lipa, ka bërë ndryshim në dukjen e saj.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa u pa duke shijuar një ditë jashtë me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid, rrugëve të New York-ut.

Dua kishte veshur një këmishë të madhe me shirita, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zi lëkure.

Mirëpo, ajo që i tronditi kalimtarët ishte ndryshimi i flokë të këngëtares, nga ngjyra e zezë me të cilën janë mësuar ta shohin Duan, ajo tashmë është shëndrruar në një bionde.

Së fundmi, Dua Lipa ndau me 34.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi të ndryshimit të saj të ri.

“Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj! Shihemi së shpejti # DL2”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përveç Duas edhe Anwari është kthyer bë biond dhe dukej shumë ndryshe, çifti i njohur u kap së bashku teksa po shijonte kohën e lirë në shopping.

Flokët e reja të Duas duket se shënojnë një kapitull të ri për të, pasi ajo tashmë sa kohë është zhvendosur në New York me të dashurin.

MUND TË JU PËLQEJNË