Po vazhdojnë fushatat e politikanëve tanë në qytetet e ndryshme të Kosovës, duke shpalosur projektet dhe planet e tyre që kanë për vendin tonë.

Edhe Daut Haradinaj me aktivitetin e angazhimin e tij të pandalur po ndikon me të madhe në shtimin, rritjen e elektoratit që po admirojnë në AAK, për – 100% shtet, shkruan Kosovarja.

Për të gjitha këto përpjekje të tij, po njofton përmes faqes së tij “Facebook”, ashtu sikur së fundi që tregoi për pritjen e tij që iu bë në Artanë.

Duke treguar për pritjen që iu ishte bërë atje, dhe se si u nderua me besimin e aderimit që bërën dy të rinjë në partinë e tij, e që ishin nëjri nga LDK-ja e tjetri nga PDK-ja, përmbledhi me pak fjalë:

“I befasuar me pritjen që na u bë në Artanë.
Krahas shumë qytetarëve nga të gjitha partitë që ju bashkuan AAK-së, më nderuan me besim dhe bashkim rreth konceptit shtet 100% edhe asambleisti i LDK-së, Jahir Zeqiri, si dhe aktivisti i PDK-së Bajram Abazi, zyrtar i lartë në Sherbime Publike.
Na priftë e mbara! DH”.

Jo vetëm në këto kohë të fushtave, por ndër vite Dauti ka treguar kontributin e tij për këtë vend, dhe përkushtimin e tij për një ekonomi më të lartë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË