Krerët dhe anëtarët e partive po vijojnë të prezantojnë platformat e tyre politike para popullit. Ide, plane, vizione dhe qëndrime të ndryshme.

Në vazhdën e vizitave me qytetarët, Daut Haradinaj nga koalicioni “AAK” – PSD”, po e thotë fjalën e tij, planet dhe projektin e madh për ta bërë Kosovën 100 % shtet.

Haradinaj, personalitet potent i politikës në Kosovë, prej vitesh ka treguar se është strateg i fortë në politikë dhe që punon fuqishëm për jetësimin e idealit.

Haradinaj, në faqen e tij në “Facebook” po pasqyron një pjesë të mirë të aktiviteteve të tij dhe të partisë, e cila në këto zgjedhje garon me sloganin “100 përqind”.

Daut Haradinaj, ka treguar që sot ai bashkë me anëtarët e partisë ishin në Rahovec, në nderim të Heroit të Kombit, Sheh Myhedini i Rahovecit, cili u sakrifikua me shumë bashkëvendas në Teqen e tij. Ndër tjerash, Haradinaj shkruan:

“Tani në rrugën e tij të ndritshme i përtrihet emri i nipit të Sheh Besimit. Gjithmonë ndjehem i nderuar kur bashkë me Rrustem Gecin ,Smajl Latifin, Famir Shurdhën, Kastriot Berishen, Fatmir Iska dhe kolegë tjerë, pritemi bujarisht në shtëpinë e madhe të Sheh Besimit. Nder dhe respekt për këtë familje të nderuar. DH”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË