Në 20-vjetorin e rënies në Altarin e Lirisë, dje është përkujtuar Heroi i Kosovës, Agim Ali Selmanaj, nga Gllogjani i komunës së Deçanit, shkruan “Kosovarja”.

Agimi i takonte grupit elitar të “Djemve të Gllogjanit”. Qëndresa në luftërat që u zhvilluan në Dukagjin, Agimin e bënë personalitet të paharruar të historisë më të re kombëtare. Ishte i pa luhatur në qëndrimet e tij për ta çuar luftën deri në fund.

Daut Haradinaj, me këtë rast, në përvjetorin e heroit e bashkëluftëtarit të tij, Agim Selmanajt, gjatë manifestimit u takua me nipin e familjes së heroit, Artin, tek edhe e bënë një foto, të cilën e poston në rrjetin e tij social, bashkë me fjalët:

“Në përvjetor të mikut tim, Agimit. Me nipin e Ali Selmanit, Artin, që me krenari rritet në vendlindjen e Heroit Agim Ali Selmanaj”. /Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË