Në vazhdën e vizitave me qytetarët, Daut Haradinaj nga koalicioni “AAK” – PSD”, po e thotë fjalën e tij, planet dhe projektin e madh për ta bërë Kosovën 100 % shtet.

Haradinaj, personalitet potent i politikës në Kosovë, prej vitesh ka treguar se është strateg i fortë në politikë dhe që punon fuqishëm për jetësimin e idealeve, shkruan “Kosovarja”.

Ai në faqen e tij në “Facebook” po pasqyron një pjesë të mirë të aktiviteteve të tij dhe të partisë, e cila në këto zgjedhje garon me sloganin “100% ”.

Daut Haradinaj, ka treguar që sot ai bashkë me anëtarët e partisë ishin në kryeqytetin e Kosovës, tek edhe këtu mori mbështetje masive nga qytetarët me të cilët kaloi çaste mbresëlënëse , e që më së miri flasin edhe fotot e postuara , të cilat i përcjell me këto fjalë:

“Mbështetje masive në Prishtinë dhe për Prishtinën ashtu si për Kosovën shtet 100%.
Ju jam mirënjohës secilit veç e veç ,pasi ju jeni fuqia e kryeqytetit tonë më të mirit në botë.
Na priftë e mbara! DH”, shkruan Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË