Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci, deputeti nga radhët e AAK Daut Haradinaj, e ka kujtuar rrugëtimin e tij dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

Duke e kujtuar me krenari, Dauti tha se vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit, transmeton “Kosovarja”.

“Sot me krenari kujtojmë, njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevcin. Iliri ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, bashkë me shokët e tij të pandashëm, Zahirin, Luanin, Adrianin,Mujën e shumë dëshmorë të kombit. Vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit.
DH”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ndryshe sot me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, u mbajt një akademi përkujtimore nën përkujdesje të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË