Secili nga ne që e kujton këtë datë, kujton tronditjen rrëqethëse e cila ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin ku padyshim se ndodhen shumë shqiptarë të emigruar, shkruan Kosovarja.

Shumë njerëz në këtë datë humbën jetën, ndërkaq mijëra vetë, mes të cilëve të afërm të viktimave të sulmeve të “11 shtatorit”, të mbijetuar, punonjës shpëtimi dhe të tjerë, priten të mblidhen në zonën e ish-Qendrës Tregtare Botërore për të kujtuar sulmin më vdekjeprurës terrorist të ndodhur në tokën amerikane.

Por, dhimbjen me popullin amerikan ndajnë edhe shumë shqiptarë, emra të njohur të fushave të ndryshme, mes tyre edhe Daut Haradinaj, i cili për këtë datë ka fjalë shumë prekëse.

“Pamje që bashkuan botën kundër së keqes. Kosova&Amerika” , e së bashku me këto fjalë janë të bashkëngjitura edhe disa imazhe që do t’i shihni në vazhdim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË