Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duket se ka lënë anash për pak angazhimet e tij politike këtë vikend, pasi ai ka qenë pjesë e një ahengu.

Madje në ceremoninë e një dasme në të cilën ishte ftuar mbrëmjen e së shtunës, ai ka treguar se di ta kryejë shumë mirë edhe detyrën e një fotografi, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni po martohej fotografi i Kryeparlamentarit Veseli derisa kur çifti gjendej përballë tij duke ndarë momente vallëzimi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, mban një aparat profesional dhe u shkrep fotografi atyre.

Duket se çifti nuk mjaftohen vetëm me një fotografi nga ai, pasi kërkojnë dhe disa të tjera, por kësaj radhe Kryeparlamentari Veseli nuk pranon diçka të tillë.

MUND TË JU PËLQEJNË