Është padyshium ndër deputetet më të zëshme e cila jo rrallë viziton familje të emrave të rëndësishëm që dhanë kontribut të madh për lirinë e vendit, shkruan Kosovarja.

Sot, bashkë me bashkëshorten e komandantit Ilaz Kodra, vizituan diy familje të emrave të mëdhenj, Mujë Krasniqit dhe Sylejman Selimit.

Blerta ka shpehur se nuk duhet harruar personat e rëndësishëm që dhanë shumë për vendin, e fjalët e saj mund t’I shihni në vazhdim: “Bashkë me Kimeten, bashkëshorten e komandantit Ilaz Kodra ishim në vizitë në familjen e Mujë Krasniqit dhe të Sylejman Selimit ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënat e sakrificës, nënën Shehide dhe nënën Nurije. Në ditë të tilla të dhimbjes dhe krenarisë duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një të ardhmen më të mirë.

Familja Krasniqi dhe Selimi janë familje meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË