Pak ditë më parë aktori i humorit Gazmend Paja kurorëzoi në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Ira Seferin.

Dasma u mbajt në një prej lokaleve më luksozë në qendër të Tiranës ku në ditën më të rëndësishme për aktorin ishin të ftuar rreth 300 persona, figura të artit dhe politikës, meqenëse kohët e fundit ai është përfshirë thellë në politikë dhe emri i gjendet në listën me 100 kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Eventi i bujshëm bëri xhiron e rrjeteve sociale, megjithatë shumë pak mund ta kishin marrë me mend diferencën në moshë mes çiftit.

Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 16-17 vite diferencë me njëri-tjetrin, pasi ai mbush plot 41-vjeç më 27 shtator, ndërsa partnerja e tij e jetës është rreth 24-25 vjeç, pasi në vitin 2016 është diplomuar në universitet.


Në këtë rast vlen të përmendim shprehjen: “Dashuria nuk njeh moshë”.


MUND TË JU PËLQEJNË