Ka pak muaj që aktori Gaz Paja dhe e dashura e tij, Ira Seferi, kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Çifti kishin organizuar gjithçka në një ceremoni buzë detit, ku në mesin e familjarëve dhe miqve nuk mungonin as fytyrat e njohura të ekranit shqiptar.

Për dasmën dhe për fëmijën që do të vijë së shpejti në jetë, Gaz Paja foli në emisionin “Soiree” nga Jonida Shehu, ku padashje zbuloi edhe gjininë e foshnjës.

Teksa ishte duke folur për raportet e tij me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Paja u shpreh se kryetari përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë.

“Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida.

“Po ne presim një djalë”, përfundoi aktori i njohur.

MUND TË JU PËLQEJNË