Gaz Paja dhe Ira u martuan në qershor të këtij viti duke i dhënë fund beqarisë dhe mesa duket lajmet e mira nuk kanë të mbaruar me kaq!

Sipas “News.31”, çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjithashtu sipas “IconStyle”, burime pranë çiftit i kanë parë Gazin dhe Irën së bashku teksa shijojnë pushimet në Jug, dhe kanë treguar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.

Tashmë barku i saj i rrumbullakosur është tepër i dukshëm dhe vetëm pak muaj e ndajnë bebushin nga ardhja në jetë.

Gjinia e foshnjës ende nuk është zbuluar, ndërsa mësohet se gjatë dasmës Ira ishte në pritje të ëmbël, megjithëse nuk e dinte askush.

MUND TË JU PËLQEJNË