Aktori i “Portokolli” Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet e para nga dasma e zhvilluar në një nga hotelet luksoze në Tiranë.

Duket se aktori ka marrë edhe vetë mikrofonin teksa këndon me këngëtaren vlonjate Aurela Gaçe.

Lajmi se do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me partneren bionde doli pak javë më parë, ndërsa vetë Gazi e konfirmoi në spektaklin “Portokalli”, duke bërë batutë me veten se “është tjetri mirë e bukur në jetën e tij, e shkon e martohet!” .

Gazi është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të.

MUND TË JU PËLQEJNË