Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, është ndër figurat e shquara shqiptare, emri i të cilit përherë komentohet për suksese, iniciativa e nisma shumë pozitive.

Destani, është njëri nga anëtarët shumë të suksesshëm të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Në Vienë të Austrisë, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka mbajtur Darkën e Lamës, me praninë e biznesmenëve më të shquar shqiptar, që kanë ngritur bizneset e tyre në vendet më të zhvilluara evropiane.

Lazim Destani, në një postim të bërë në faqen e tij në Instagram, e kujton këtë darkë të veçantë. Ai, shkruan se ishte kënaqësi pjesëmarrja në darkën festive të Lamës, së bashku me shumë biznesmen nga Austria, Kosova dhe viset e tjera.

Të shtojmë se ishte Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova ai që e nisi traditën e Darkës së Lamës./Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË