Ka shumë arsye pse sot ato janë kaq të dashura, të respektuara dhe shumë të pëlqyera për punën që bëjnë.

Motrat Mustafa janë meritore për suksesin e jashtëzakonshëm që kanë arritur për gjithë këto vite që i këndojnë publikut, shkruan “Kosovarja”.

Ato i kënduan atëdheut, familjes, shoqërisë e çdo gjëje që e preokupon popullin. Dhe mbase kjo ishte formula më e mirë që mblodhën kaq shumë njerëz pas vetes.

E sot ato publikuan këgën e tyre më të re me titull “Me rëndësi na dy me u dasht”.

Kjo këngë ka tematikë kryesore dashurinë, e cila duhet të jetë primare në një lidhje dhe e cila u publikua në kuadër të xhirimeve të vitit të ri.

Veç kësaj, Motrat Mustafa për këto festa ato kanë publikuar edhe tri këngë tjera që janë: “Dashni me thonjza”, “Ah dashni” dhe “Luni teze luni hala”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË