Prishtina tash e sa ditë vazhdon të përballet me ajrin e ndotur.

Mbrëmë, matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka regjistruar shkallën e ndotjes 432, shkruan lajmi.net.

Kjo vlerë llogaritet të jetë e rrezikshme për shëndetin, andaj preferohet të mos ekspozohen në ambiente të hapura.

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon shkallën e ndotjes që ishte arritur mbrëmë.

Për ndryshe, në matjen e fundit të regjistruar në orën 06:00 të mëngjesit, ndotja e ajrit ka qenë jo e shëndetshme dhe ka arritur shkallën 157.

MUND TË JU PËLQEJNË