Askujt më shumë se tetë motrave Mustafa nuk iu përshtatet fraza “Jemi motra kallabllak”.

Fillimisht ishin të njohura për publikun vetëm Sahidja dhe Safetja, e më pas duke iu bashkangjitur edhe gjashtë të tjera, të cilat kanë edhe bashkëpunime mjaft të bukura së bashku, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe prej Sahides dhe Safetes që janë bashkë që prej ngjitjes së tyre të parë në skenë, motrat tjera kanë preferuar që të këndojnë veç e veç.

Të gjitha pëlqehen shumë nga publiku, ku secila veçohet për stilin e veshjes duke u cilësuar si zonjat e Mushtishtit.

Elhamja është njërë prej tyre e cila nuk ka dëshirë të ekspozohet shumë në rrjetet sociale.

Madje, ajo ka dy llogari në instagram e në asnjërën prej tyre nuk e përdor aq sa duhet./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË