Edona Llalloshi është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Të gjithë e njohin për elegancën, pozitivitetin dhe sharmin që bartë në secilën paraqitje, shkruan “Kosovarja”.

Edona ka një karrierë të gjatë në tregun muzikore dhe numëron suksese të shumta.

Përveç karrierës ajo ka edhe një jetë familjare të lumtur si nënë dhe bashkëshorte me fat.

Bashkë me të e kemi parë gjithmonë vëllain e saj Milotin, me të cilin këngëtarja ka raporte të shkëlqyera.

E duke qenë se ka një vëlla të cilin e do fort, dashuria iu shtua edhe për nusën e vëllait Erxhinën.

Jo veç Edona por edhe motrat e saj duket se kanë raporte të mira me kunatën. Shpesh i shohim bashkë teksa shfaqen të lumtura.

Së fundi Edona me motrat vijnë me një foto të bukur me Erxhinen. Thjeshtë për lakmi./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË