U bë kohë që Vesa Luma i mungon tregut muzikor me një projekt, dhe me të drejtë fansat pyesin edhe janë në pritje.

Pikërisht për mungesën e saj dhe të gjithë faktorët që kanë ndikuar negativisht në jetën e saj profesionale dhe jo vetëm dhe Vesa i ka sqaruar nëpërmjet një postimi në Instastory.

Këngëtarja tregohet e sinqertë duke pranuar se me gjithë ndryshimet në jetën e saj, për momentin nuk ka frymëzim:

“Dua t’jua kërkoj falje të gjithë juve që më shkruani e pritni te lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendje time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as që do të mbahen në mend vitin tjetër”-shkruan Vesa ndër të tjera në postimin e saj.

Më pas këngëtarja shton se nuk dëshiron që të përsëritet dhe po përpiqet në maksimum që të gjejë një ekuilibër në jetën e saj.

Unë gjithë jetën kam jetuar e frymëzuar me muzikë, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë der tash. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashni. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë pavarësisht “hallakatjeve” të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej, ju dua shumë”, përfundon Vesa.

MUND TË JU PËLQEJNË