Ajo vazhdon të jetë ndër artistet më të popullarizuara shqiptare.

Jeta dhe vepra e Adelina Ismailit ka vite që është në fokus të medieve, e cila me muzikën dhe artin e saj ka arritur të marrë vëmendje masive, shkruan Kosovarja.

Duke u cilësuar si “Diva” e estradës, eksperimentet dhe ekstravaganca janë dy nga tiparet që e kanë veçuar këngëtaren e dashur.

Viteve të fundit, Adelina i është përkushtuar më shumë familjes, teksa nuk lënash as muzikën dhe aktrimin.

Në rrjetin social Instagram, ajo publikon pamje të dorës së saj, por që e ka stërmbushur me vizatime.

Të njohura si “tatuazhe hena”, vizatimet që i ka bërë ajo në dorë konsiderohen si një lloj arti që përdoret për zbukurim të përkohshëm të lëkurës.

Edhe një herë, Adelina e dëshmon se nuk heziton të provojë gjëra të reja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË