Më poshtë do të gjeni disa këshilla të thjeshta se çfarë duhet të bëni dhe të mos bëni, që të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë

Rekomandohet:

Të zgjidhni një mënyrë të shëndetshme jetese. Mundohuni të ruani një peshë të shëndetshme, përfshini aktivitetet fizike në rutinën tuaj të përditshme, konsumoni ushqime të shëndetshme, kufizoni përdorimin e kafeinës dhe shmangni stresin. Këto aktivitete do të jenë në të mirën tuaj dhe të foshnjës.

Të kryeni rregullisht marrëdhënie seksuale. Për çiftet e shëndetshme që duan të sjellin në jetë një fëmijë, nuk ekziston koncepti i seksit të tepruar. Për shumë çifte, kjo mund të jetë dëshira e tyre më e madhe.

Të kryeni marrëdhënie seksuale një herë në ditë kur jeni pranë kohës së ovulimit. Në këtë mënyrë, gjasat për të mbetur shtatzënë janë akoma më të mëdha. Megjithëse përqendrimi i spermës së partnerit mund të bjerë pak, sa here që kryeni marrëdhënie seksuale, kjo rënie nuk përbën asnjë problem për meshkujt e shëndetshëm.

Të bëni kontrolle mjekësore para se të mbeteni shtatzënë, këshillon Living. Mjeku do të kryejë një kontroll të përgjithshëm dhe do t’ju ndihmojë të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës, të cilat do të rrisin shanset për një shtatzëni të shëndetshme.

Kontrolli para se të mbeteni shtatzënë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në qoftë se ju apo partneri keni probleme shëndetësore, të cilat mund të ndikojnë në procesin e shtatzënisë.

MUND TË JU PËLQEJNË