Hulumtuesit tregojnë se rreth 25% e amerikanëve të martuar kanë afera jashtëmartesore dhe meshkujt janë më të prirë sesa femrat të tradhtojnë.

Por, ka edhe një pyetje që i preokupon shumë njerëz rreth kësaj çështjeje: pse burrat që tradhtojnë nuk duan të shkurorëzohen, por vazhdojnë të tradhtojnë?

Bright Side ka sjell arsyet se përse burrat veprojnë kështu.

Shtëpia e tij është ende vendi më i miri – të paktën kështu mendon

Ai ju njeh qe një kohë të gjatë, ju gatuani për të dhe kujdeseni për fëmijët. Ai është rehat me jetën e tij dhe kërkon aferë sepse dëshiron të provojë diçka të re dhe jo se domosdoshmërish dëshiron ta ndryshojë jetën. Shtëpia për një burrë si ky është sikur kështjellë.

Ai nuk dëshiron të largohet nga ju sepse, pa gruan e tij, është e vështirë të menaxhohet shtëpia. Ndoshta nuk ka më dashuri apo pasion, por miqësia dhe respekti ekzistojnë ende.

Ai thjesht po kërkon pak “pushim”

Tradhtarët jo gjithmonë kërkojnë të ndahen nga partnerja.

Ndonëse mund të ekzistojë ende dashuria, ata aferën jashtëmartesore e shohin si kohë për t’u relaksuar dhe për t’u ndjerë aventuresk.

Ai mendon se përgjigjen rreth jetës mund ta gjejë në aferë

Disa meshkuj mendojnë se nëse një femër e re futet në jetën e tyre, ata do të ndryshojnë dhe do të bëhen të lumtur, por kjo nuk ndodh.

Ata mund t’i dashurojnë gratë e tyre, por mund të jenë duke pasur probleme psikologjike.

Faktikisht ai e dashuron gruan e vet

Ka shumë meshkuj që i dashurojnë gratë, por që i tradhtojnë vazhdimisht.

Sipas ekspertëve, ata meshkuj ndihen me faj gjithmonë, por sikurse nuk mund ta ndalin veten.

Nuk dëshiron të kalojë përgjatë dhimbjes së divorcit

Fjala “divorc” nxitë miliona emocione të këqija. Përfshin ballafaqimin me avokatë, fjalosje, ndarje të pronës, negociata për menaxhim të fëmijëve, etj.

Disa meshkuj më shumë preferojnë t’i lënë gjërat siç janë sesa të kalojnë përmes procedurave të tilla.

MUND TË JU PËLQEJNË