Konsumimi i duhanit, alkoolit, shëndeti përgjithësisht i rënduar: Hulumtuesit po thonë se këto janë disa nga faktorët që mund të shpjegojnë se pse po vdesin më shumë burra sesa gra nga koronavirusi.

Në vende të tilla si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% të njerëzve që testuan pozitivisht me virusin COVID-19 dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS). Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që kanë testuar pozitive për virusin është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve të raportuara janë të gjinisë mashkullore, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Dr Deborah Birx, koordinatorja përgjegjëse ndaj koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten se “nga Italia ne po shohim një trend tjetër shqetësues. Që vdekshmëria tek meshkujt duket të jetë dy herë më e lartë sesa tek femrat”.

Në bashkëpunim me Global Health 50/50, një institut hulumtues që shqyrton pabarazinë gjinore në shëndetin global, CNN analizoi të dhënat në dispozicion të publikut nga 20 vende me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të Covid-19 në kohën e mbledhjes së të dhënave – 20 mars.

Qëllimi ishte të shihnin pse burrat duket se po vdesin më shumë se gratë.

Nga këto 20 vende, vetëm gjashtë siguruan të dhëna të ndara sipas gjinisë për rastet e konfirmuara dhe vdekjet – Kina, Franca, Gjermania, Irani, Italia dhe Koreja e Jugut. Shtatë shtetet e tjera siguruan të dhëna të tilla vetëm për numrin e rasteve të konfirmuara. Hulumtimi është paraqitur për publikim dhe ende nuk është rishikuar.

Por, në të gjithë vendet për të cilat CNN ka siguruar të dhëna – që përfshijnë gati një të katërtën e popullsisë së botës – mediumi prestigjioz zbuloi se burrat kishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin pasi u diagnostikuan me Covid-19.

Ndonëse të pjesshme dhe jo të plotësuara, rezultatet nxjerrin në pah atë që ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar për ca kohë, duke teorizuar se ky nuk është rezultat biologjik por edhe sjellje gjinore – mënyrat e ndryshme në të cilat burrat dhe gratë jetojnë jetën e tyre – të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shkallën e ndryshme të vdekshmërisë për sëmundjet e frymëmarrjes.

“Ajo çfarë po shohim në rezultate është se në çdo vend me të dhëna të ndara nga gjinia … ekziston një nivel i vdekshmërisë nga 10% dhe 90% në mesin e njerëzve të diagnostikuar me Covid nëse janë burra krahasuar me nëse ato janë gra “, tha Sarah Hawkes, profesoreshë e Shëndetit Publik Global në Kolegjin Universitar të Londres (UCL) dhe bashkëdrejtore e Global Health 50/50.

Hawkes gjithashtu vuri në dukje se raportimi i të dhënave të ndara gjinore mbi epidemitë është kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndetit që nga viti 2007, por shumë vende nuk arrijnë ta bëjnë këtë.

Historikisht, koronaviruset si SARS dhe MERS kanë tendencë të prekin burrat në mënyrë disproporcionale, sipas Dr. Luis Ostrosky-Zeichner, specialist i sëmundjes infektive në Shkollën Mjekësore McGvern në UTHealth në Texas.

Gjatë epidemive të mëparshme, meshkujt kishin një rezultat klinik më të keq për shkak të SARS në Hong Kong. Ata gjithashtu kishin një rrezik më të lartë për të vdekur nga MERS, në një studim të kryer në Arabinë Saudite dhe Korenë e Jugut.

Nga një këndvështrim evolucionar, disa hulumtime sugjerojnë që gratë kanë një reagim më të fortë imunitar ndaj infeksioneve virale sesa burrat, meqë ato kalojnë një pjesë të jetës së tyre me një trup të huaj brenda – fëmiëjt e tyre – duke u dhënë kështu një avantazh mbijetese.

MUND TË JU PËLQEJNË