Se është njëri ndër reperët më të pëlqyer të estradës këtë Capital T e ka dëshmuar shumë herë.
Trim Ademi që nga fillimi i karrierës është bërë shumë i dashur për publikun shqiptar, shkruan lajmi net.
Ai është mjaft i afërt me fansat e që padyshim se e gjithë puna e tij është meritë e atyre që e ndjekin atë dhe e përkrahin në vazhdimësi.
Në një foto të publikuar në Instagram, Kapo shfaqet në përqafimin e një fanse teksa thotë se gjithë këto i bën për fansat. “I dua përkrahësit e mi, i bëj të gjitha për ta”, ka shkruar Trimi.
“O ma”, është projekti i vetëm i Capital T i lansuar gjatë kësaj vere që numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube