Reperi ka një përgjigje për të gjithë

Capital T është njëri ndër reperët më të njohur në trojet shqiptare.

Ai kohëve të fundit ka qenë aktiv jo vetëm në muzikë, por edhe me një sërë vlogje të postuara në Youtube, nga udhëtimet e tij nëpër botë. Më e rëndësishmja, ai ka qenë shumë i angazhuar në aktivitete bamirëse për njerëzit në nevojë e sidomos fëmijët, shkruan rtv21.tv. Të gjitha këto aktivitetet ai i ka dokumentuar në rrjetet e tij sociale.

Reperi ka postuar shumë fotografi me përshkrime se cilat vende i ka vizituar dhe çfarë ka bërë në të mirë të tyre.

Kjo mënyrë që ka zgjedhur ai për të publikuar çdo organizat dhe familje që po i ndihmon, nuk po u pëlqen shumë disa ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në Instastory ai u dha përgjigje të gjithë këtyre njerëve që ai i quan si njerëz “të ligë”.

“Kur ju pengon edhe humaniteti paramendo sa shumë ju pengon suksesi jem…”, ka shkruar rep artisti. Sidoqoftë, Capital T theksoi se pavarësisht kritikave të shumta këto aktivitete bamirëse nuk do të ndalen.

MUND TË JU PËLQEJNË