Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e ka treguar disa herë haptazi patriotizmin e saj.

Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja Rexha ka treguar se shpesh preferon të dëgjojë edhe këngë në gjuhën shqipe.

Madje, ajo pati realizuar një video, ku shfaqej teksa kryente ushtrimet e fitnesit nën ritmet e këngës “Hitman”, të reperit të njohur shqiptar, Capital T.

Bebe Rexha – Capital T

Gepostet von N’Rm I am Freitag, 9. November 2018

Ky i fundit, i lumtur për këtë gjë, ka publikuar së fundmi në InstaStory videon e Bebe Rexhës, duke treguar se ndjehet e lumtur që ajo dëgjon këngët e tij.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Hitman” ka qenë një hit absolut i reperit Capital T në vitin 2016.

MUND TË JU PËLQEJNË