Capital T ka bërë një gjest humanitar për t’u duartrokitur.

Capital T prej kohësh ka qenë i angazhuar në disa aktivitete humanitare, ku disa herë është parë bashkë me hoxhën dhe humanistin, Halil Kastrati.

Reperi para disa ditësh kishte shtruar iftar në kuzhinën e “Jetimave të Ballkanit”, ndërsa sot, Halil Kastrati dha lajmin e gëzueshëm.

Capital T ka dhuruar një banesë tek “Jetimat e Ballkanit” në vlerë 30 mijë euro, e cila së shpejti do t’i dhurohet një familje në nevojë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I HALIL KASTRATIT:“Na dhurohet edhe nje banese tjeter 😊

Trim Ademi Capital T dhuron banese te re te Jetimat e Ballkanit ne vlere prej 30 mije euroveNe kete muaj te shenjte te Ramazanit, perveç dhurimit te nje Iftari ne kuzhinen tone, sot Trim Ademi Capital T na dhuroj nje banese te re dhe te kompletuar me te gjithe mobilimin dhe paisjet tjera qe duhen per nje banese

Banesa eshte afer 65 metra katrore dhe vlera e saj eshte 30 mije euroSe shpejti do ta bejme edhe dhurimin e kesaj banese te nje familje nevojtareTrim Ademi Zoti te shperblefte”.

MUND TË JU PËLQEJNË