James Mustoe po shëtiste me fëmijët në një bregdet të Corwall të Anglisë, kur hasi në diçka të pazakontë, që mendoi se ishte një barkë e vogël.

Por, 42-vjeçari kishte gjetur trupin e dekompozuar të një breshke 100-vjeçare, të njohur si breshka shpinë-lëkurë, transmeton Telegrafi.

Breshka me përmasa gjigante

Kanë qenë valët që e nxorën në breg këtë kafshë ujore, të gjatë 2.36 metra nga pama e hundës deri në fund të bishtit. Vetëm perimetrin e qafës e kishte 98-centimetra, teksa guaskën e kishte të trashë katër centimetra.

Breshkat shpinë-lëkurë janë më të shpejta në notim, sa i përket familjes së këtyre reptilëve të ujit, ndërsa cilësohet si specie me rrezik të lartë për zhdukje.

Në ujërat e Corwall, shihet vetëm deri në dhjetë breshka të tilla gjatë tërë vitit. Pesha e tyre është prej 200 deri në 700 kilogramë, ndërsa rriten prej 1.2 deri në 1.8 metra.

Andaj, kjo breshkë e dekompozuar besohet se ka mbi një shekull jetë, shkaku i përmasave gjigante, duke i hequr fajin Mustoe që e gjeti, se është një barkë.

MUND TË JU PËLQEJNË