Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi që prej ditësh ka nisur pushimet në ishullin afrikan Mauritius ku po kalon eksperienca vërtetë të paharrueshme në natyrë.

Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj foto dhe video nga këto pushime, ku është shfaqur në prani të luanëve të bardhë dhe breshkave gjigante.

Së fundmi Tuna ka postuar dy foto në profilin e saj, në njërën prej të cilave shihet se ka pozuar e ulur mbi një breshkë gjigante.

Ky veprim i këngëtares nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë kritikuar për kafshën e gjorë. “Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër? Pak më tepër respekt për të tilla qenie” “Pse je ulur mbi një breshkë?” “S’kisha parë ndonjë qenie”, “Pse je ulur mbi një breshkë?”, “S’kisha parë ndonjë veprim të tillë. Aspak këndshëm!”, janë disa nga komentet në foton e Tunës, e cila ende nuk ka dhënë asnjë reagim.

MUND TË JU PËLQEJNË