Një femër e guximshme, e cila pavarësisht skandaleve e komenteve nga njerëzit ajo gjithmonë ka ardhur fuqishëm dhe origjinale.

Këngëtarja shkupjane Tuna Sejdiu njihet si një emër i suksesshëm i skenës muzikore, e cila njihet për hitet e saj ndër vite, shkruan “Kosovarja”.

Për Tunën vazhdimisht ka pas komente e është përfolur jeta private, sidomos me tashmë ish-kunatën e saj Norën.

Ndërkohë që Nora u nda me Robertin, në media qarkulloi një lajm që edhe Tuna është drejt fundit të lidhjes, gjë e cila doli të jetë e pavërtetë.

Tuna këto ditë është kthyer nga pushimet super luksoze në Mauritus. E duke qenë se bashkëshorti i saj nodhet në Amerikë, këngëtarja po i kushton kohë familjes së saj, gjegjësisht saktësisht djalit të saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, Tuna ka publikuar një fotografi së bashku me djalin e saj, ndërsa po relaksohen në vaskë.

“Nuk ka pasur kurrë, dhe nuk do të ketë, asgjë më speciale se sa dashuria mes nënës dhe djalit”, ka shkruar Tuna./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË