Asnjëherë nuk është lodhur për mënyrën si e kanë parë njerëzit, për komentet e tyre thjeshtë i pëlqen vetja ashtu siç është dhe e bën atë që do.

Kush tjetër pos Big Mamës, emër ky që i përshtatet me karakterin e saj, që vet e zgjedhi për vete, shkruan “Kosovarja”.

Shumë pak e njohin me Besiana Kasami, emri i vërtetë i të cilës përmendet shumë rrallë.

Big Mama pra është vajzë e ‘tekeve’ dhe realisht e bën atë që i teket. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës është përfolur për kilogramët e tepërt me të cilët ajo asnjëherë nuk u turpërua, por që edhe atyre iu erdhi fundi. Ngase kështu deshi vet.

Ajo para ca kohësh ka bërë ndryshimin drastik në pamje duke humbur shumë kilogramë që e bën të duket person tjetër.

Me pamjen e re ajo sigurisht që po pëlqehet më shumë edhepse e këndshme dhe e veëant ka qenë gjithmonë. Duke parë imazhet nga ku Bigi shfaqet me fustane madhështore e që vë në pah linjat perfekte të trupit ajo iu bën konkurencë edhe modeleve me nam.

Big Mama po qëndron këto ditë në Itali, konkretisht në Romë, nga ku po ndanë imazhe të shumta për publikun.

E duke qenë se është një vajzë e hareshme ajo nuk ka hezituar aspak të bëj atmosferë edhe në autobus. Bigi shfaqet duke vallëzuar e kënduar pa komplekse.

Atmosferë të tillë di të bëj ajo, kudo./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË