Për hitin e tre vjetëve më parë, Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 menduan të bënin diçka të re, por nëse do të ktheheshin pas në kohë, Elvanës dhe Capital-it as që u shkon ndërmend ta xhirojnë videoklipin e këngës “Lejla” sërish.

Në një intervistë për “ABI Backstage”, reperi tregoi se videoklipi i “Lejla” është padyshim më “i çmenduri” që ka bërë ndonjëherë.

“Te bashkëpunimi ‘Lejla’ me Elvanën, menduam të bënim diçka të çmendur të tre. Nuk e besoj se do të rrezikonte ndonjë aq sa rrezikuam ne,” u shpreh reperi. “Pjesa ime ishte komplet mbi helikopter, pa asnjë mjet sigurie, unë rrija në dritare, ndërsa kamerat filmonin nga poshtë edhe e bëmë dy-tre herë.

Kurse Elvana ishte në më shumë rrezik. Ishte sipër trenit, me taka dhe askund e lidhur. Kur kujtoj sot skenën kur treni kalon në urë dhe poshtë është humnerë, e kam diskutuar dhe me Elvanën, s’do ta kishim bërë kurrë.”

 

MUND TË JU PËLQEJNË